Portali i rrjetit të njohur televiziv “Eurosport” i ka bërë një analizë të hollësishme Euro 2016 dhe asaj që spikati në këtë turne për sa i përket taktikave të përdorura nga skuadrat e ndryshme.
Në specialen “Euro 2016, dërrasa e zezë taktike: kriza e ‘guardiolizmit’ dhe kthimi te gjërat e thjeshta”, janë analizuar të gjitha skemat e përdorura në turne, si dhe më pas paraqitjet individuale të skuadrave të ndryshme. Sipas “Eurosport”, Shqipëria ka tejkaluar çdo parashikim të mundshëm për faktin se ka qenë një nga ekipet më të disiplinuara taktikisht.
“Një organizim kryevepër që ia afrua shumë kualifikimit të pabesueshëm në fazën 1/8. Xhani De Biazi ka hedhur në fushë një skuadër shumë të kompletuar, të vendosur mbi bazat e 4-5-1 për kundërzbritje, me dy anësore mbrojtës në mesfushë (Lenjani dhe Lila). Por nuk mund të bënte asgjë ndaj limiteve teknike në sulm, ku mungonin cilësitë minimale për të konkurruar në një nivel të lartë.
Ndërthurja e Memushajt në mesfushë pas ndeshjes së parë përkoi me përmirësimin e ndjeshëm në lojën dhe në rregullin mes reparteve. Mbrojtja në hapësira të ngushta nxori në pah Hysajn dhe Ajetin. Më shumë, sinqerisht, ishte e vështirë të bënte”, shkruhej në këtë portal.
Shqipëria bënte pjesë në grupin prej 10 skuadrash që kishin zgjedhur variantet e ndryshueshme taktike 4-5-1 apo 4-3-3 në varësi të zotërimit të topit./Panorama/a.k