Deputeti i vetëlarguar nga PS ,Vladimir Kosta, kërkoi ti merrte një shumë prej 5.3 milionë lekësh një biznesmeni nga Përmeti, kompania e të cilit kishte fituar një tender për rregullimin e urës së fshatit Vllah Psilloter në Përmet.
Denoncimi bëhet nga biznesmeni, Kostandin Gjata, i cili një intervistë për Report Tv shprehet se kompania “Rosi Shpk” që ai drejton fitoi tenderin për rregullimin e urës së fshatit Vllah Psitoller.
Ndërkohë ai shton se para se kompania e tij të fitonte këtë tender prej 20 milionë lekësh deputeti, Vladimir Kosta, kishte kryer disa punime pranë kësaj urë.
Pikërisht për këto punime deputeti tashme i larguar nga PS, pretendonte se ka harxhuar një shumë prej 5.3 milion lekësh, pra sa një 1 e 4 e vlerës.
Këto para ai ka kërkonte bisnesmenit, Kostandin Gjata, kjo dhe me pretendimin se kishte favorizuar bisnesmenin per te fituar këtë tender.
Gjata shprehet për Report tv se kjo është e padrejtë, pasi tenderein e ka fituar në mënyrë të rregullt dhe sikur të mos ishte kjo, kostoja e punimeve që ka kryer deputeti Kosta mbi urën kap shifrën e 500 mijë lekëve, pasi ai aty ka hapur vetëm një gropë për një nga këmbët e urës.
“Ai më kërkoi 5.3 milionë lekë për disa punime që sipas ekspertëve vlera e të cilave nuk shkonte as 500 mijë lekë. Unë refuzova t’ia jap pasi ishte e padrejtë. Punimet e urës mbetën pezull për një kohë të gjatë. Deputeti Vladimir Kosta pretendon se me ka favorizuar për të fituar këtë tender, pro kjo nuk është e vërtetë” shprehet biznesmeni për Report Tv./a.k