Vrasësi i pesë policëve në Dallas, SHBA, Micah Johnson, kishte shkruar një mesazh me gjakun e tij në murin që gjendej afër tij.
Sipas medieve të huaja, mesazhi që kishte lënë Johnson ishte “RB”, përcjell Telegrafi.
“Po tentojmë të gjejmë se për çfarë e kishte fjalën ai”, kanë thënë zyrtarët policorë të Dallasit.
E sipas Daily Mail, ajo që Johnson kishte dashur të shkruante ishte “RGB” – por dështoi të përfundonte mesazhin para se të vritej.
“RBG” është emri i dhënë për të kuqen (red), të zezën (black) dhe të gjelbrën (green) – ngjyra këto të flamurit afrikan, një simbol i fuqishëm i fuqisë së njerëzve me ngjyrë.
Në mënyrë domethënëse, përcjell Telegrafi, Johnson kishte flamurin Pan African në një foto të publikuar në Facebook.
Ndërkohë nga mediat e huaja janë publikuar fotografitë e rrjedhura të Micah Johnson, personit që vrau 5 policë në Dallas, SHBA.
Sipas Mirror, mendohet se fotot i përkasin trupit të 25-vjeçarit, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim.
Ai u vra nga një robot me bombë gjatë përplasjes me policinë. /Telegrafi/a.r.