Alberto Bele, ndihmës i Gianni De Biasit në kombëtaren shqiptare, ka thënë se sikurse ekipi i trajnerëve të merrte përsipër kombëtaren para vitit 2011, shumë futbollistë që luajnë për kombëtare tjera do të vishnin fanellat kuqezi.
Në një intervistë për “QDPneës.it”, transmeton Panorama, Bele ka thënë se një nga ata lojtarë që mund të kishin luajtur për De Biasin është edhe mesfushori i Zvicrës Valon Behrami.
Kjo është një pjesë nga intervista e Beles:
Gazetari: Në tortën e meritave, cila pjesë është e De Biazit për të gjithë këtë arritje?
Bele: Merita e madhe është e tij. Ai ishte i pari që besoi në këtë Kombëtare se mund të arrinim diçka.
Në fushë ka treguar gjithashtu vlera, me zgjedhjet inovative që ka bërë, duke përfshirë në formacion lojtarë që askush nuk i shihte të aftë për diçka të tillë. Jo vetëm kaq, por ka bërë një punë të shkëlqyer në “skauting” (zbulimin e talenteve dhe futbollistëve).
Nëse do të kishim ardhur në Shqipëri përpara 2011-ës, besoj që shumë lojtarë që aktualisht luajnë për Kombëtare të tjera, tashmë do të ishin pjesë e jona. Për shembull Valon Behrami. (b.an)