Dikur ikonë e futbollit anglez dhe ekipit të Lacios në Itali, Pol Gaskonj ka përfunduar në një gjendje të mjerueshme për shkak të problemeve me shëndetin dhe alkoolin. I veshur vetëm me një rrobë gjumi, ish-futbollisti është fotografuar në rrugë, teksa zbret nga një taksi dhe fotot janë publikuar nga “The Sun”.
Tashmë 49-vjeçar, i njohuri me nofkën “Gazza” mori një taksi dhe u kthye me një shishe xhin, cigare dhe disa qetësues. Ai ishte i zbathur dhe me një pamje të rënduar.
Të mërkurën e shkuar, Pol Gaskonj u ndihmua për t’u dërguar me një ambulancë për kurim për shkak të një çarjeje në kokë, por ndërroi mendje dhe kërkoi të kthehej në shtëpi.