Këtë fundjavë policia rrugore rumune vendosi mbi 10 000 gjoba, me vlerë rreth 650 mijë euro, si edhe hoqi mbi 500 leje drejtimi, njoftuan burime zyrtare.
”Më 9 korrik, në bashkëpunim me Drejtorinë e Trafikut në Policinë Rumune, policia rrugore ka operuar për parandalimin dhe luftën kundër arsyeve kryesore që shkaktojnë aksidentet rrugore dhe pasojat e tyre… si edhe ka kontrolluar respektimin e normave në rrugë nga përdorimi i rripit të sigurimit, respektimi i rregullave për parakalim deri te respektimi i dhënies së përparësisë”, thuhet në një komunikatë të Inspektoriatit të Përgjithshëm të Policisë Rumune (IGPR).
Në këtë aksion morën pjesë 3 526 policë, nga të cilët 1 202 policë trafiku, 2 125 policë të ruajtjes së rendit publik dhe 199 policë përgjegjës për transportin publik.
”Vetëm në një ditë u vunë 10 279 gjoba me vlerë rreth 650 000 euro”, shton komunikata.
”Nga 9 231 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit, 111 ishin për konsum alkooli, 3 835 për tejkalim shpejtësie, 112 për parakalim të gabuar dhe 64 për mosdhënie përparësi ndaj këbmësorëve”, thekson ajo.
Policia hoqi edhe 556 leje drejtimi. (java / r.a)