Përditë informohemi për raste nga më të ndryshmet të dhunës në familje.
Por, fenomeni që tashmë po masivizohet përherë e më shumë sjell edhe disa histori në dukje të pabesueshme.
Një ngjarje e rrallë dhune në familje ka ndodhur në Kamëz ku djali vetëm 15-vjeçar ka kanosur dhe fyer babain e tij 34-vjeçar.
“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Gj, vjeç 15, banues në Kamëz, pasi dyshohet se, në banesë, ka fyer e kanosur babanë, P.Gj, vjeç 34, banues në Kamëz. Neni 130/a/1 i Kodit Penal”, njofton policia./a.m.