Një tentativë korrupsioni është zbuluar në burgun numër 313 në Tiranë.
Rreth orës 11:30 tek “Jordan Misja” pranë sportelit ku bëhet regjistrimi i familjarëve për takim me të paraburgosurit, Gëzim O. babai i të paraburgosurit Francesko O., në momentin e dorëzimit të dokumentacionit tek regjistruesi, ka dorëzuar dhe një vlerë monetare prej 500 lekësh, e vendosur ndërmjet kartës së identitetit dhe një kartë kartofoni.
Në atë moment punonjësi ka ndërprerë menjëherë punën dhe ka njoftuar Oficerin e Informacionit, eprorët e tij si dhe punonjësin e Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve. Aktualisht personit i është pezulluar takimi si dhe është njoftuar Komisariati NR.3 raporton Expres.
“Personi që kreu veprimin aktualisht ndodhet në institucion në pritje të procedurave të tjera ligjore nga komisariati i policisë”, thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Burgjeve./a.m.