Vallja e Tropojës është një nga kërcimet më të bukura shqiptare. Ajo njihet për lëvizjet e saja shumë të veçanta plot jetë.
Por kur këtë valle e kërcejnë fëmijët nga Senegali, atëherë kësaj valleje si duket edhe më shumë i shtohen vlerat
Pikërisht këtë e ka bërë produksioni i emisionit argëtues të së dielës në televizionin Klan në Shqipëri.
Në programin ‘E diela shqiptare”, ishin të ftuar një grup fëmijësh senegalezë të cilët me veshjen kombëtare shqiptare, kërcyen vallen e Tropojës.
Për më tepër në këtë emision, si i ftuar ishte edhe ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha i cili është me origjinë nga Tropoja. (java / r.a)