Traineri i Portugalisë, Fernando Santos, thotë se është shumë i lumtur për triumfin në Euro 2016.
Kombëtarja e tij mposhti Francën në finale me rezultat 1 me 0 pas shtesave, për të fituar titullin e parë në Kampionat Europian.
Ai ka falënderuar familjen për përkrahjen dhe ka lavdëruar Cristiano Ronaldon, që u lëndua në pjesën e parë dhe në lot u largua nga fusha.
“Cristiano është shembull i jashtëzakonshëm. Ai u përpoq të qëndronte në fushë. Ishte i fortë në dhomen e zhveshjes, ndihmoi të gjithë, kjo është punë ekipore. Kemi të ardhme të ndritshme, por tani duhet të festojmë”, referon Koha. (b.an)