Trajneri i Kombëtares Gianni de Biasi insistoi pas fitores historike ndaj Francës se skuadra duhet të shkojë hap pas hapi dhe nuk duhet ti kapë euforia.
Trajneri italian shtoi se, skuadra ka bërë një ndeshje të mirë kundër një kombëtare të madhe sikurse është Franca.
“Ne nuk kemi asnjë obligim, ne duam ti bëjmë gjërat siç duhet dhe ti bëjmë hap as hapi, pasi nëse na kap euforia mund të kemi probleme. U munduam ta organizojmë ekipin dhe ti shfrytëzojmë aftësitë që kishim dhe kemi disa lojtarë që po luajnë mirë si me skuadrat e tyre po ashtu edhe me kombëtaren”, tha De Biasi pas ndeshjes me Francën.
“E rëndësishme është se të gjithë jemi duke luajtur mirë. E gjitha skuadra ka luajtur shumë mirë sot, unë jam shumë i lumtur. Kaçe bëri një goditje të shkëlqyer. Ai është një lojtar i cili gjatë gjithë kohës e jep maksimumin e tij dhe ka një të ardhme të madhe në kombëtare”. u shpreh ai