Partia Socialiste i ka bërë një ofertë Partisë Demokratike, një ofertë të re për gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës në Drejtësi.
Lajmi u bë i ditur nga deputeti Fatmir Xhafaj. Por cili është ky propozim?
Partia Socialiste i ka bërë një ofertë Partisë Demokratike një ofertë të re për gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës në Drejtësi.
Kreu u Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj pranoi se i ka dërguar opozitës dy propozime, por nuk dha detaje. Burime të TeMa nga komisioni për Reformën në Drejtësi saktësojnë se oferta ka qenë ajo përdorimit të modelit të votave të transferueshme për emërimet në gjyqësor.
Kjo ofertë propozohet nga mazhoranca si formulë konsensusi të paktën për emërimet e anëtarëve jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarëve jo prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Të dy palët janë pozicione të largëta nga kompromisi.
Dy ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri të njohur një propozim të PD-së për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili nuk pranohet nga mazhoranca. Pra të dy palët bëjnë propozime në vend të diskutimit të tyre në tryezë./TeMa/a.k