Një nga arsyet pse njerëzit i pëlqejnë celularët Android e jo ata iPhone është për shkak të mënyrës se si Google i shfaqë njoftimet.
Njoftimet në Android janë më të detajuara dhe më interaktive sesa në iOS. Gjithashtu, ekranet e mbyllura në Android kanë shumë më shumë funksione.
Por, këto veçori do të vijnë në iPhone këtë vjeshtë. Kjo është koha kur Apple do të lëshojë versionin e ri të sistemit operativ, së bashku me iPhone 7, transmeton Gazeta Express.
Një parashikim i iOS 10 tashmë është në dispozicion, dhe sipas testuesve të tij, këto janë risitë:
– iPhone do të “zgjohet” menjëherë nga gjumi kur ta nxirrni nga xhepi, ta merrni nga tavolina ose shtrati.
– “Swipe to unlock” që ka qenë pjesë e iPhone prej ditës së parë që ky celular është publikuar, nuk është më. Tani ju do ta hapni celularin vetëm duke prekur butonin e celularit dhe ose duke shkruar PIN-in ose duke përdorur shenjat e gishtit.
– Njoftimet në ekranin e mbyllur tani janë shumë interaktive dhe vijnë në korniza më të mëdha që shfaqin më shumë informata.