rupimi ekstremist Shteti Islamik (ISIS) ka humbur 12 për qind të territorit të tij gjatë gjashtë muajve të parë të 2016-ës, ndërkohë që po përballet edhe me një rënie drastike të të ardhurave, njoftoi sot kompania e njohur analitike amerikane ”Information Handling Services” (IHS).
”ISIS-i kontrollon aktualisht 68 300 kilometra katrore në Siri dhe Irak, nga 90 000 të tilla në fillim të vitit 2015”, thuhet në një analizë të publikuar nga IHS-ja.
”Megjithatë, humbjet kanë detyruar ISIS-in të fokusohet me shumë në sulmet terroriste dhe në sabotimet ekonomike”, shton kompania.
”Gjithashtu, të ardhurat e ISIS-it ranë nga 80 milionë dollarë, në mes të 2015-ës, në 56 në mars të këtij viti dhe ndoshta kanë rënë edhe 35 për qind më shumë nga ajo periudhë”, deklaroi analisti Ludovico Carlino.