Me siguri e dini që metabolizmi fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës. Por, a e dinit që nga mosha 25 vjeç çdo njeri fillon të shtojë nga 1/2 kg, që do të thotë se nga mosha 60 vjeç, mund të jeni 15 kg më të shëndoshë se në moshën 25 vjeç.
Për të mos shtuar në peshë, ju duhet të kontrolloni metabolizmin. Duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke u ushtruar, ju mund të përshpejtoni metabolizmin edhe në moshë të vjetër. Ja çfarë duhet të keni parasysh për të pasur një metabolizëm të shpejtë.
Hani rregullisht
Për të rënë në peshë, duhet të digjni më shumë kalori se sa hani. Në parim duket e thjeshtë, por shumë njerëz e keqkuptojnë atë. Ata fillojnë të ulin në mënyrë të ndjeshme nivelin e kalorive, me shpresën se do të bien në peshë.
Por, kur ulni numrin e kalorive që konsumoni, metabolizmi fillon të ngadalësohet duke qenë se nuk ka shumë kalori për të djegur. Më pas ai fillon të djegë kaloritë që duhen për formimin e muskujve. Për të përshpejtuar metabolizmin dhe humbur peshë, rekomandohet që ta hani mjaftueshëm , kështu nuk do të jeni të uritur.
Konsumoni sa më shumë ushqime jeshile
Zëvendësoni kafen e mëngjesit me një filxhan çaj jeshil. Ky çaj është i pasur me antioksidues, të cilët ngadalësojnë procesin e plakjes dhe luftojnë të gjitha llojet e sëmundjeve. Përveç kësaj, çaji jeshil mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin në trup, sidomos tek pjesa e barkut, përmirëson funksionin e trurit dhe ul rrezikun e prekjes nga lloje të ndryshme kanceri. Një tjetër përfitim shëndetësor i çajit jeshil është se mund të përshpejtojë metabolizmin, duke ju ndihmuar që të bini më shpejtë në peshë.
Mos neglizhoni stërvitjen
Duke shkruar rregullisht në palestër dhe duke u stërvitur, ju mund të krijoni muskuj, që ju ndihmojnë të rrisni metabolizmin dhe të digjni kalori më shpejtë.
Hani sa më shumë proteina
Një nga mënyrat më të lehta për të rritur metabolizmin dhe forcuar muskujt është të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me proteina, si frutat e thata, soja, mishi, peshku etj. Proteinat jo vetëm ë ju ndihmojnë të rrisni metabolizmin, por mbajnë nën kontroll gjithashtu nivelet e sheqerit në gjak dhe ju ndihmojnë të digjni sa më shumë kalori midis vakteve.
Qëndroni të hidratuar
Të gjitha proceset e trupit, përfshirë këtu edhe metabolizmin, kanë nevojë për ujë që të funksionojnë. Nëse jeni të dehidratuar, metabolizmi mund të ngadalësohet, dhe mund të digjni më pak se 2% kalori. Pini 8-12 gota më ujë në ditë për ta mbajtur trupin të hidratuar dhe për t’u siguruar që metabolizmi po funksionon siç duhet.
Konsumoni ushqime të pasura me hekur
Hekuri është shumë i rëndësishëm në shumë funksione metabolike të trupit, sidomos për prodhimin e hemoglobinës, proteina që çon oksigjenin në indet e organizmit dhe merr prej andej gazin karbonik.
Nëse nuk merrni mjaftueshëm hekur, nuk do të keni energji dhe metabolizmi do të fillojë të ngadalësohet. Hekurin mund të merrni nga ushqime të ndryshme, si mishi i kuq, spinaq, bishtajore, drithëra etj./express/a.k