Pozita e trupit të njeriut ndikon në gjendjen mendore dhe emocionale. Në nje studim ku morën pjesë 74 njerëz, disa shkencëtarë nga Zelanda e Re kanë testuar pozicionet e trupave të tyre, ndërsa më pas kanë matur rrahjet e zemrës dhe nivelin e stresit.
Këto rezultatë treguan se pozita në të cilën shpesh herë e mbajmë trupin ka shumë ndikim në mënyrën se si ndihemi.
Njerëz që mbanin trupin drejt shumë më shpesh kanë treguar se ndihen më entuziast përderisa ata që mbanin pozicionin e përkulur, kanë treguar se ndihen më të frikësuar, nervoz, të heshtur dhe të mërzitur.
Për të mos qenë i padisponuar apo për të mos u ndjerë keq, pozicioni i drejt është ai që largon këto vese të këqija.