Shtypi qipriot shkruan se vetëm një person mund ta zgjidhë enigmën për vrasjen e biznesmenit Fano Kalopsidiotis.
Ai është një 48-vjeçar grek, i cili ka punuar si organizator eventesh nate në pabet më në zë të Athinës.
Ai është arrestuar në vitin 2012 për trafik droge dhe besohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit qipriot, i cili u qëllua nga dy shqiptarët, Aleks Burreli dhe Jani Vogli.
Policia qipriote beson se 48-vjeçari ka patur konflikte me Kalopsidiotisin në vitin 2012, kur iu bë një atentat, në të cilin ai shpëto, por mbetën të vrarë 5 truproja të tij.
Hetuesit qipriotë i kanë bërë kërkesë Greqisë që të marrin në pyetje të burgosurin.
Panorama/d.i.