Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për hakmarrje kundër biznesmenit Altin Bramllari, pronar i piceri “Erës”.
Në Facebook, Berisha shkruan se Bramllari ia ka furnizuar me pica socialistët gjatë grevës së urisë, ndërsa tani ata po hakmerren, duke i prishur biznesin, pas një incidenti që ai pati disa ditë më parë me policinë.
“Hakmarrje primitive! I nxori më të majmur me picat e tij nga e ashtuquajtura grevë urie, tani i shkatërrojnë biznesin!
Të dashur miq, prej dy javësh bandat me uniformë keqtrajtojnë fizikisht, terrorizojnë familjarisht dhe tani i shkatërrojne biznesin duke i ndërprerë korentin, gazin dhe ujin pronarit të piceri Era.
Edi Rama po ja shpërblen me urrejtje furnizimin që ai i bëri me mijëra pica gjate tre javëve të grevës së urisë në bulevard. Këta janë bukëshkalë e picëshkalë!”, shkruan Berisha.