Policia e qytetit të Riminit më Itali ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të moshës 35 e 36 vjeç, rezidentë prej vitesh në qytetin e Riminit e në provincën e Luca-s.
Akuza ndaj tyre është trafik i lëndës narkotike të tipit kokainë. Dy shtetasit shqiptarë janë arrestuar në flagrancë ndërsa po shkëmbenin me njëri-tjetrin, në parkingun e një qëndre tregtare rreth 2.4 kg kokainë e pastër me një vlerë shitje në treg rreth 500 mijë euro.
Në makinën e njërit prej tyre u sekuestruan gjithashtu rreth 22 mijë euro cash. Operacioni i arrestimit të tyre u bë falë punës së agjentëve të policisë në terren që sinjalizuan lëvizjet e dyshimta të dy shtetasve shqiptarë. Ndërsa udhëtonin njëri me një automjet luksoz Suv e tjetri me një makinë të zakonshme, dy shqiptarët kanë ndaluar njëri-pranë tjetrit në parkingun e një qëndre tregtare për të shkëmbyer kokainën. Ndërhyrja e agjentëve të policisë italiane ka bërë që në 2 automjetet e shqiptarëve të sekuestrohet rreth 2.4 kg kokainë e pastër. Lënda nakrotike ishte e fshehur në pjesën e pasme të parafrangos së majtë të makinës tip Suv e mbështjellë në dy pako me rreth 1.2 kg kokainë secila.
Në makinën e shqiptarit tjetër janë gjetur dy kampione shitje kokainë me peshë 0.9 e 0.8 gramë që do të shërbenin për të vlerësuar nga blerësi cilësinë e dogës. Po në këtë makinë u sekuestruan nga policia italiane rreth 22 mijë euro cash të ndara në dy pako, 11.980 në njërën dhe 9950 euro në tjetrën. Sipas policisë italiane sasia e madhe e drogës dhe e parave të sekuestruara dëshmojnë se dy shtetasit shqiptarë janë dy trafikantë të rëndësishëm të shitjes së trogës në këtë territor. /ora news/a.m.