Udhëheqësit e 28 shteteve anëtare të NATO-s do të organizojnë samitin e ardhshëm në Bruksel në 2017, njoftoi sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Ne aspirojmë të takohemi sërish në 2017 në selinë tonë të re në Bruksel”, u shpreh Stoltenberg në Varshavë, disa orë përpara seancës së fundit të samitit ku u ratifikua përforcimi më i madh ushtarak i NATO-s prej përfundimit të Luftës së Ftohtë./a.m.