Pushimet duket se i kanë “kushtuar” mjaft shtrenjtë një vajzë të mitur e cila kishte ardhur nga Greqia, por rezulton e zhdukur prej 24 orësh në Sarandë.
Izarua Kulla, 15 vjeç kishte ardhur me dy motrat për pushime.
Pas zhdukjes, prindërit e saj kanë bërë denoncimin në komisariatin e policisë.
Ata janë kthyer menjëherë nga Greqia dhe thanë se nuk kanë asnjë shenjë të saj raporton Express. Nëna e 15 vjeçares u shpreh se nuk është dijeni nëse vajza është larguar me dëshirë apo e kanë rrëmbyer.
Nëna tregon se ajo po jetonte me gjyshërit në Sarandë./a.m.