• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushteti, fillim si mjet apo cak si qëllim

by Lorenc Vangjeli
09/07/2016 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Mirë apo keq, historia e Shqipërisë në çerek shekullin e tranzicionit, është një histori e partive politike. Ne thelb ajo është një histori e palavdishme. Eshtë një histori e ndryshueshme, e kritikueshme, me shumë pikpyetje, me shumë paqartësi dhe mbi të gjitha, me shumë dritëhije mbi personazhet kryesorë të saj. Secili prej tyre, pavarësisht ngjyrës politike në shpinë, i përputhur në mënyrë absolute me trajektoren e pushtetit: heronj të brohoritur në detyrë, mëkatarë të mënjanuar kur ikin prej saj.

Kështu ka ndodhur me Berishën, kështu ka ndodhur me Nanon, sa për të marrë dy shembuj kontraversë të dy politikanëve që erdhën në të njëjtën mënyrë dominuese në Tiranën e viteve 90-të. Secili nga ta, duke ndarë fat të ngjashëm me tjetrin dhe në raport me ushtrimin e pushtetit, ka ndjekur të njëjtën rrugë në “zemrën” e historisë, por në kohë të ndryshme. I adhuronin në pushtet, i harronin kur nuk kishin pushtet. Por këtu Doktori bën përjashtim si për të vërtetuar aksiomën se pushteti nuk është vetëm firmë legale, por është para së gjithash imponim moral.

As njëri dhe as tjetri, as Berisha dhe as Nano, nuk kanë ndërmend të shkruajnë kujtimet e tyre, së paku një gjë të tillë kanë pohuar në vijimësi. Me të gjitha gjasat, të vërtetat e tyre dhe sipas tyre, do të ishin një minierë kurioziteti dhe “lëndë e parë” për të kuptuar dhe shpjeguar  më mirë shumë paqartësi të të sotmes duke u nisur nga e shkuara.

Në fakt, librat e mirëfilltë të protagonistëve politikë të historisë politike të vendit kanë munguar, me ndonjë përjashtim të rrallë që e bën edhe më të ndjeshëm mungesën dhe më të fortë nevojën për ta.

Një libër i kësaj natyre, i ish-nënkryetarit të Partisë Socialiste në vitet e para të shndërrimit të saj nga Parti Komuniste, ka trazuar shumë humore në Tiranë. Një politikan tipik i të majtës si Servet Pëllumbi ka bërë pikërisht atë që pritet nga një politikan: ka treguar si e ka parë ai kohën e tij dhe mbi të gjitha, si ka parë rrethanat e asaj kohe, situatat, të shkuarën dhe projektimin e të ardhmes nisur pikërisht nga ajo lloj e shkuare. Dhe mbi të gjitha, si ka parë personazhet e asaj kohe. Me karakteristikat e tyre në kohën e tyre. Me emra të përveçëm, dhe gjykim shpesh të ashpër. Ka hedhur dritë në kulisa dhe në përplasje brenda llojit, ka rrëfyer tradhëti të pastër aty ku shitej dashuri e sinqertë, ligësi aty ku predikohej moral si në kishë, prapaskena që ishin në fakt vetë skena ku luhej seriozisht gallata e madhe e politikës diletante shqiptare.

Nuk ka rëndësi saktësia dhe nuk është e rëndësishme nëse profesori epik i socialistëve është i sinqertë dhe i vërtetë në ato që thotë ndaj ish-kolegëve të tij. Nuk ka rëndësi të dorës së parë edhe sesa përputhen vëzhgimet e tij mbi natyrën njerëzore të personazheve që kanë ndikuar kohën politike të dikurshme dhe janë ndikuar nga ajo kohë. Në këtë botë ka gjithmonë më shumë se një të vërtetë dhe se edhe të vërteta që përjashtojnë plotësisht njëra-tjetrën, që mund të jetë tërësisht të kundërta me njëra-tjetrën, mund të bashkëjetojnë pa problem me njëra-tjetrën. I rëndësishëm është mbi të gjitha akti i të shkruarit dhe dëshmia vetjake. Shkrepja e një poze të vetme, qoftë dhe shumë subjektive e së shkuarës së afërt që vazhdon të dominojnë dhe të sotmen e vendit.

Historia e këtij çerek shekulli të fundëm të Shqipërisë – fiks sa ka zgjatur dhe epika e Heroit Kombëtar – është një histori e palavdishme. Eshtë një histori tranzicioni me shumë kohë të shpërdoruar, me shumë energji të harxhuara pa dobi dhe kuturu, me një shoqëri që nuk është as më e mirë dhe as më e përgjegjshme në përpjekjet e përbashkëta për një jetë më të mirë.

Sepse pushteti ka qenë jo mjeti për të realizuar qëllime të mira, por qëllimi i vetëm tek i cili është rendur me çdo mjet.

Të paktën kjo është e vërteta e trishtuar e profesorit epik të socialistëve të dikurshëm, në kohën shumë të largët tashmë të opozitës së tyre të parë. Mbetet të shihet nëse kjo është e vërtetë edhe në vitin e fundit të mandatit të parë qeverisës para ballafaqimit elektoral që dikton kushtetuta e vendit. Që thotë se në fund të fundit, çdo pushtet është i përkohshëm.

Next Post

“Armëmbajtja” përgjysmohet dënimi, nga 15 në 7 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In