Nëse meshkujt do të ishin më të zotë ne videolojëra në krahasim me femrat, ata duhej të përparonin në nivele më të larta në të njëjtën sasi kohore në dispozicion
Një hulumtim i ri tregon se gjinia nuk ka asnjë rol në aftësitë e lojtarëve. Sipas kërkuesve, në videolojëra, diferencën mes meshkujve dhe femrave e bën veç koha që shpenzohet me to…
Megjithëse gratë përbëjnë thuajse gjysmën e lojtareve të videolojërave, ky komunitet mbetet në njëfarë mënyre armiqësor me gratë.
Prej kohësh gjithashtu ka ecur përpara ideja se burrat janë thjesht lojtarë më të mirë se gratë. Edhe në Shqipëri egziston një mendësi e tillë.Femrat shpesh perceptohen si lojtare të paafta që nuk janë të interesuara në lojë, por e bëjnë këtë për të tërhequr vëmendje.
Në një studim të fundit, ekspertet ishin të vendosur të ekzaminojnë nëse meshkujt janë vërtet lojtarë më të mirë sesa gratë dhe nëse është kështu, çfarë e nxiti hendekun e performancës gjinore. Nëse meshkujt do të ishin lojtarë më të mirë se gratë, ata duhej të përparonin në nivele më të larta në të njëjtën sasi kohore në dispozicion. (java / r.a)