Përbërësit:
1 kg patëllxhanë
300 g speca
1 domate
6 lugë vaj
5 lugë uthull
2 kokrra hudhra
kripë
piper
majdanoz
Përgatitja:
Fillimisht pjekim patëllxhanët me gjithë lëkurë. I qërojmë dhe i grijmë hollë me thikë ose i fusim në mikser. Shtojmë gjithashtu specat e pjekur dhe domaten. Masën e përgatitur e vendosim në një enë, ndërsa lart i hedhim hudhrat e shtypura, uthull, kripë e piper, majdanoz dhe vaj ulliri. I përziejmë të gjithë përbërësit mirë dhe në fund i hedhim sërish pak vaj ulliri.