Një biznesmen shqiptar ka arritur të bëjë për vete një nga femrat më të përfolura në Serbi. Bëhet fjalë për Soraja Vuçeliç, e cila shquhet jo vetëm për fotot nudo të botuara në revistën “Playboy”, por edhe për lidhjen e disa kohëve më parë me një prej futbollistëve më të famshëm në botë, talentin brazilian, Neymar.
Revista e njohur serbe “Svet” ka arritur të sigurojë foto-paparac të biznesmenit me serben e famshme, ndërsa artikullin që ka pushtuar kopertinën e ka shoqëruar me titullin: “Një biznesmen shqiptar harxhon miliona euro për Soraja Vuçeliç”.
“Bluetooth” ka arritur të zbulojë se bëhet fjalë për një biznesmen me origjinë nga Shkodra, i cili prej disa vitesh punon dhe jeton në Tiranë. Ai është i martuar. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar të ketë një romancë me Soraja. Modelja e “Playboy” kohë më parë është përfolur për lidhjen e saj me Neymar, romancë e cila përfundoi pas një kohe të shkurtër lidhjeje.
Megjithatë, jeta luksoze, udhëtimet e shumta dhe jahtet e kanë joshur modelen serbe, e cila është hedhur në krahët e shqiptarit, i cili është disa vite më i madh në moshë. (bw / r.a)