Dileri i famshëm i drogës, El Chapo thuhet se ka ikur për të tretën herë nga burgu. 61-vjeçari meksikan është dënuar me 20 vjet burg për vrasje dhe trafikim të drogës në vitin 1993.
Pasi pagoi rojet në vitin 2001, ai ishte në gjendje për të shpëtuar nga burgu i sigurisë maksimale, ku ishte duke u mbajtur ai, shkruan Dailystar, transmeton lajmi.net.
Qeveria amerikane ofroi 5 milionë dollarë shpërblim pë rata që e gjejnë të arratisurin i cili u bë i njohur si njeriu më i kërkuar në botë.
Në vitin 2014, ai u gjet në Meksikë ku u mor dhe u kthye në burg, nga i cili ai arriti të ikë përsëri. Kësaj radhe nëpërmjet tunelit.
Pas kësaj u kap edhe njëherë gjatë një shkëmbim zjarri në janar të këtij viti. Por sot thashethemet janë shpërndarë se dileri i kartelave të drogës iku për të tretën herë nga burgu. (b.an)