Duartrokitje të gjata, lot, lule dhe përshëndetje nga publiku. Violeta e Ramona Tullumanit në skenën e Teatrit të Operas në Sofje ishte një sukses.
Fati tragjik i Violetës në interpretimin e Tullumanit, tingujt e Verdit dhe zëri i sopranos shqiptare emocionoi publikun bullgar, i cili nuk mungoi të dhurojë një duartrokitje të gjatë dhe shumë vlerësime.
“Shqiptarja e bukur”, siç e cilësoi shtypi vendas, i dhuroi publikut një emocion të gjatë dhe të fortë. Dhe salla e mbushur plot e Teatrit 125-vjeçar të Sofjes e shpërbleu lodhjen dhe punën e sopranos me duartrokitje e ovacione, citohet Koha. (b.an)