NATO njoftoi sot dërgimin e katër batalioneve shumëkombëshe në Poloni dhe në vendet baltike nën drejtimin e SHBA-së, Kanadasë, Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe.
Ky proces është një dislokim i projektuar me kërkesën për të mbështetur Evropën Lindore, e shqetësuar nga ambiciet ruse. Njoftimi u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në fund të ditës së parë të Samitit të NATO-s në Varshavë.
Presidenti Barack Obama kishte njoftuar më parë dërgimin e një kontigjenti prej 1.000 ushtarakësh amerikanë në një nga këto batalione. Amerikanët do të stërviten krah për krah me shokët e tyre polakë”, u shpreh Obama.