Mistria e Arsimit ka publikuar sot notat e provimeve për dy lëndët me zgjedhje, duke përmbyllur kështu procesin e testimit në maturën shtetërore 2016-të. Pas publikimit të këtyre rezultateve, maturantët mund të llogarisin pikët që do të kenë për në Universitet.
Çdo maturant, për të llogaritur pikë, duhet të bazohet tek notat e provimeve me zgjedhje, notat e provimeve të detyruara, mesatarja si dhe tek koefiçentët e lëndëve e shkollave.