Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar:
Fabjo BERHAMAJ, 20 vjeç, lindur në Patos.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve“ parashikuar nga neni 283/1 të Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/Gjermani u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./a.m.