Nga Vlora kreu i FRD-së u ka bërë thirrje deputeteve të parlamentit të votojnë reformën në drejtësi dhe te mos humbasin një partner strategjik sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës. FRD do të jetë përherë në mbështetje të reformave të rëndësishme ka shtuar Topi.
“I gëzohemi një turizmi që zgjat një muaj, një muaj e gjysmë me çmime që shkojnë në stratosferë se njeriu që është me hall, që ka investuar dhe tenton të marri brenda një muaji. Janë të gjitha paradokse që vijnë për shkak të mos respektimit të prioriteteve.”- tha Topi.
I fokusuar te turizmi Topi ka theksuar se politikat qeveritare duhet të jenë afatgjata që ta bëjnë Shqipërinë konkurruese me vendet e rajonit, ndërsa në lidhje me kodin zgjedhor, tha se nuk favorizon partitë e vogla.
“Ligji zgjedhor është ai që u ka dhënë mundësi këtyre partive jo vetëm që të ruajnë votat e veta por të fusin duart edhe tek votat e tjerëve. Kjo është arsye pse ne nuk kemi një përfaqësim real. Prandaj, ne themi që paralelisht me reformën në drejtësi duhej të ishte punuar edhe për reformën zgjedhore.”- tha Topi.
Bamir Topi ishte në Vlorë në një takim me strukturat e FRD-së në këtë qytet./Ora News/a.k