Gazetarja zvicerane Andrea Vetsch e ka quajtur Cristiano Ronaldon një divë që u kushton një rëndësi të madhe flokëve dhe vetullave.
Ajo tha se Ronaldo së bashku me shokët e tij të skuadrës kombëtare duhet të gjejnë hapësirën që të shndërrohen në burra të vërtetë, duke marrë shembull nga vikingët e kombëtares islandeze.
Gjatë emisionit të saj gazetarja 40-vjeçare, ka përshkruar disa nga ndeshjet e Ronaldos duke thënë se kanë qenë të shpeshta rastet kur ai ka hyrë në fushë me flokë të stiluar në mënyrë perfekte dhe të tejmbushura më xhel e vetulla të hequra,shkruan shqiptarja.com.
Por jo vetëm në pjesën e parë është vënë re një përkujdes i madh i Ronaldos për pamjen, ai edhe në pjesën e dytë të ndeshjeve ka performuar me të njëjtin përkujdes fizik.