Duke analizuar disa vende prehjeje në Portugali, të ndërtuara rreth 6 mijë vjet më parë, kërkuesit vunë re se ato ishin rreshtuar në mënyrë të tillë që të shfaqnin më herët lindjen e yllit Aldebaran, në qiellin e agimit në fund të prillit .
Vende prehjeje për të vdekurit, observatorë të yjeve për të gjallët. Ato varre në formë galerie, apo me korridore, ndërtime të një lloji të veçantë arkitekturor, nëntokë, të karakterizuara nga një hyrje e gjatë dhe e ngushtë, të përhapura në Europë gjatë periudhës neolitike dhe në Epokën e Bronzit, mendohet se u përdorën për të admiruar yjet. Kjo është hipoteza e studiuesit Fabio Silva, arkeo-astronom (studiues i dijes së astronomisë gjatë epokës prehistorike) të universitetit të Wales Trinity Saint David në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke analizuar disa nga këto vende prehjeje të të vdekurve në Portugali, të ndërtuara rreth 6 mijë vjet më parë, kërkuesi vuri re se ato ishin rreshtuar në mënyrë të tillë që të shfaqnin më herët lindjen e yllit Aldebaran, në qiellin e agimit në fund të prillit.
I vëzhguari special
Forma e korridorit të hyrjes së varrit u lejonte astrologëve të lashtë që të fokusoheshin dhe ta dallonin më saktë yllin, duke pasur një imazh më të qartë dhe të pandikuar nga burimet e dritës së yjeve që e rrethonin. Në këtë mënyrë, trupi qiellor mund të dallohej sapo ai dilte në horizont, pavarësisht faktit se mund të ishte më pak i ndritshëm se zakonisht.
Kur yjet nisin të shfaqeshin, me këtë moment lidheshin ngjarje të veçanta. Në rastin e vendbanimeve portugeze të studiuar nga Silva, në fund të prillit nxirreshin kopetë në livadhe, të cilat ishin mbushur plot e përplot me jeshillëk. Kjo tregon sesa rëndësi kishte për njerëzit në lashtësi, dallimi i yjeve.
Antidot ndaj frikës
Me varre të cilët kishin funksion të dyfishtë, mund të jetë e mbushur e gjithë Europa. Për kërkuesit, këto vende përdoreshin gjithashtu për rrite të veçanta për adoleshentët, shkruan shqip.
Mendohet se djemtë, duke ndenjur gjatë gjithë natës në praninë e trupave të vdekur, arrinin që ta largonin terrorin, duke parë në qiell daljen e yjeve. Ose madje edhe të diellit. Një e pesta e 130 varreve në formë galerie të studiuara nga një tjetër arkeolog në Irlandë rezulton se janë të vendosura në vijë me pikën në të cilën dielli lindte apo perëndonte në ditët e solistikeve./a.k