Një shofer kamioni shqiptar i moshës 54-vjeçare vdiq në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Modena të Italisë.
Mediat vendase raportojnë se ka ndodhur një përplasje mes dy automjeteve të rënda rreth orës 13:00 në autostradën del Brenner, pranë Modenas, shkruan Panorama.
Raportohet se edhe një mjet i tretë, një makinë, është përfshirë në aksident.
Dëshmitarët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendngjarje sëbashku me ambulancën dhe zjarrëfikëset.
Shoferi i kamionit, shtetasi shqiptar ende i paidentifikuar, banues në Piacenza, kishte mbetur brenda kabinës së automjetit dhe vdiq menjëherë pas aksidentit.
Aksidenti ka shkaktuar rradhë të gjata automjetesh në drejtim të Modenas teksa nuk dihet ende shkaku i tij./a.k