Gazetari Artan Hoaxha ka bërë publik emrin e njërit prej personave të dyshuar nga policia për grabitjen e pak ditëve më parë në Rinas, ku u morën rreth 1 milion euro të një banke.
Sipas Hoxhës, shtetasi Klodian Çypi është në prej të dyshuarve të policisë.
Në banesën e këtij të fundit policia ka kryer kontrolle gjatë aksioneve të ndërmarra në fshatrat e Fushë-Krujës.
Sipas Hoxhës, në drejtim të Çypit ka qëlluar policia por ky i fundit ka arritur të largohet në një zonë të pyllëzuar. Më tej gazetari thotë se ka kontaktuar fiziisht personin në fjalë, që i ka deklaruar se policia kërkon ta implikojë, por ai nuk ka lidhje me ngjarjen./a.m.