Partia Demokratike ka publikuar sot propozimin, që sipas saj i jep fund ngercit për Reformën në Drejtësi, duke shpalosur formulën e përzgjedhjes së komisionerëve të Vetingut.
Gjatë një konference për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi ka theksuar se propozimi i opozitës për formulën e kompromisit zgjidh plotësisht dhe pa ngërç përzgjedhjen e 12 komisionerëve të Vetingut, e dakordësuar dhe e aplikueshme edhe për institucionet e tjera.
Shpallja e vakancave:
- Presidenti i Republikës, ose Avokati i Popullit shpall 12 vakancat dhe pret brenda afateve aplikimet e lira
- Dosjet e aplikantëve i përcillen Gjykatës Kushtetuese. Kreu i saj përgjedh me short panelin me 3 gjyqtarë që bëjnë vlerësimin e kandidatëve, përfshirë edhe kërkesat për integritetin e kandidatëve
- Panelit i bashkëngjiten përfaqësuesit ndërkombëtar si rojtarët e transparencës, do kenë akses ne proces dhe në dokumentacion. Dosjet shqyrtohen individualisht dhe transparente për cdo aplikues
Ankim para gjykatës kushtetuese për të pakënaqurit, e cila vendos për pranimin e kërkesës për rivlerësim të panelit tresh.
Kandidaturat e kualifikuara i dërgohen Kuvendit
Përzgjedhja nga Kuvendi
Komision parlamentar ad hock me 12 anëtarë, parlamentar, 6 nga maxhoranca dhe 6 nga opozita.
Ky zgjedh 12 kandidatura që i paraqiten kuvendit për miratim, cdo anëtar ka vetëm një votë dhe voton vetëm për 1 kandidat e në fund dalin 12 kandidatë
Votimi është i fshehtë dhe elektronik. Sistemi shfaq listën e kandidatëve të përzgjedhur, nuk përcaktohet se cili ka votuar cilin. lista zyrtarizohet dhe i paraqitet kuvendit për në seancë. Në kuvend votimi bëhet në bllok, ose miratohet e tëra ose rrëzohet e tëra. votim më shumicë të cilësuar.
Votimet e tjera vijnë me maxhorancë që vjen në ulje.
Bylykbashi: Rama do divan me 8 vende ‘të rezervuara’
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur sot refuzimit që i bëri Rama propozimit të PD-së për reformën në Drejtësi.
Në një status në faqen e tij në Facebook deputeti i opozitës shkruan se Rama kërkon të marrë përmes një propozimi të tij 8 nga 12 komisionerët që do të do kenë në dorë fatin e drejtësisë.
“Kryeministri dje kishte sajuar batuten e re folklorike per reformen ne drejtesi. Sipas tij PD kishte levizur nga formula e “vendeve te rezervuara” tek formula e “vendeve te blinduara”. Ve bast qe i ka pelqyer shume gjetja, por as qe e ka idene se per çfare flet. PD propozon qe 12 komisioneret e vetingut te zgjidhen 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita mes profesionistesh, ndersa formula e “Votes se Vetme te Trafikueshme” qe ngul kembe Kryeministri, ben qe kryeministri te marre me siguri matematikore 8 komisionere qe do shkarkojne gjyqtaret dhe t’i mbaje per 9 vjet. Pas kesaj keta komisionere ikin ne shtepi, pra do te punojne vetem nje here dhe vetem per Ramen”, shkruan Bylykbashi.
Sipas tij “pra Kryeministri eshte shume dakord me PD; duhet formula e vendeve te rezervuara. Por ama, si mund te jete ai baraz me PD?! Kurre! Kryeministrit i duhet nje divan me 8 “vende te rezervuara” qe te shtrihet sa gjate gjere dhe te mbaje edhe telekomanden siper barkut qe ta komandoje drejtesine sipas qejfit, pa u ngritur nga divani. Tamam si pasha, vetem nargjileja i mungon. Si e thoshte Brezhnjevi? Ajo qe eshte e imja eshte e imja, ajo qe eshte e jotja mund ta negociojme. Pra 6 vendet e rezervuara te Kryeministrit nuk diskutohen, por hajde te negociojme ato te opozites dhe mos t’i leme 6 por vetem 4. Madje edhe 4 shume jane por hajt, s’po e teprojme! Keshtu po qe eshte reforme euroatlantike”. (panorama / r.a)