Maturantët që duan të ndjekin studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe Politeknik do të duhet të mbrojnë edhe gjuhën e huaj sipas udhëzimit nr. 52 të ministrisë së Arsimit. Sipas udhëzimit, është e nevojshme mbrojtja e gjuhës së huaj me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht, të një prej gjuhëve të huaja të BE.
Ky udhëzim prek ata maturantë që do të aplikojnë në programet e ciklit të dytë të integruar të studimeve, të cilat janë programe 5-vjeçare. Në këto programe studimi futën degë të tilla si, mjekësi, farmaci, stomatologji, arkitekturë, urbanistikë.
ma.me