Gjykata e Elbasanit ka gjobitur një fermer nga Peqini që përndiqte me sms deputetin socialist Alfred Peza. Fermeri i ka shkruajtur mesazhe të ndryshme Pezës ku i kërkon “llogari”, raporton Panorama. Madje ai nuk harron edhe të përdorë ironinë me Pezën.
“Kemi ftuar Ben Blushin të bëjë një livër për të bërat e tua në Peqin”.
“Që kur arrite në Peqin, u zhduke pa lënë gjurmë”.
“Të vuri Dash Sula drunë, pse nuk vjen në Peqin”, janë disa nga mesazhet e fermerit.
Ai është gjobitur me 120 mijë lekë nga Gjykata e Elbasanit por për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjoba është ulur në 80 mijë lekë.
ma.me