Ish-kapiteni i Gjermanisë, Michael Ballack, ka përgëzuar Francën për fitoren e merituar në gjysmëfinale.
Skuadra pritëse e Euro 2016 eliminoi Gjermaninë pas dy golave të shënuar nga Griezmann.
Ballack thotë se Franca ka krijuar një ekip plot yje, të cilët luajnë futboll të zgjuar.
“Franca e meritoi totalisht fitoren. Ata janë 100% me meritë në finale. Kanë një Pogba, Griezmann dhe Payet që është vështirë ti ndalësh. Po luajnë futboll të mençur dhe janë këtu ku janë. Në anën tjetër ekipi gjerman nuk gjente rrugën e duhur, luanin si të çorientuar”, tha Ballack.