Antikontrabanda dhe Hetimi Doganor zbuluan një sasi cigaresh kontrabandë që hynin nga Kosova në Shqipëri.
U sekuestruan cigaret kontrabandë të markave “Trokadero” dhe “Ronson”, në një furgon që transportonte mallra nga Kosova në Shqipëri.
Për pasojë u ndaluan poseduesi i mallit, shtetasi E.K, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, si dhe doganieri B.Ç për “Shpërdorim detyre”.
Dje, Grupi i Antikontrabandës i stacionuar në aksin Qafë Morinë – Tropojë ushtroi kontroll në furgonin me targë AA967MG dhe konstatoi sasinë e cigareve të padeklaruara nga ky shtetas tek autoritetet doganore në Qafë Morinë.
Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera lidhur me këtë rast, rezultoi se doganieri Bilbil Çuni nuk kishte ushtruar kontroll në mjet, duke shpërdoruar kështu detyrën.