Kreu demokrat, Lulzim Basha, duket se kërkon patjetër një lloj kompromisi për t’iu bashkuar Reformës në Drejtësi dhe siç thotë ai, këtë kompromis e pret nga PS. Nga Athina ku ndodhet për disa takime, Basha ka postuar orët e vona të së enjtes në Facebook një koment ku indirekt i ka kthyer një përgjigje Donald Lu pas letrës së këtij të fundit drejtuar deputetëve.
Ndër të tjera, Basha shkruan se vendet e rezervuara (që ambasadori Lu tha se e minojnë drejtësinë) janë propozuar nga vetë SHBA dhe BE.
“Pas 6 dite heshtje per krimin federal te pageses se 80 mije dollareve ilegale per nje foto, nuk beri ze edhe pse mediat me te medha te botes shkruan per skandalin, nje jave pas sulmit me arme e maska ne pisten e Rinasit ku u grabiten miliona euro, serish nuk pipetiu, por me ne fund Edi Rames iu zgjidh gjuha, u kujtua tu rikthehet cicerimave te tij. Deri tani ishte kundershtues i vendeve te rezervuara te propozuara nga SHBA dhe BE por sot nuk ka me asnje alibi. Propozimi yne nuk jep as me shume e as me pak sesa cfare parashikon Komisioni i Venecias: partite politike as nuk propozojne dhe as verifikojne. Po ti do patjeter nje gozhde ku te varesh refuzimin e radhes. Tani qe nuk e ke me as kete, leri alibite dhe nese do me te vertete reforme te pakapur ne drejtesi prano kompromisin qe i hap rruge miratimit te reformes ne drejtesi” – shkruan Basha.
Të enjten, ambasadori amerikan iu drejtua deputetëve duke u kërkuar që ta votojnë Reformën edhe nëse nuk ka kompromis mes partive kryesore. (Java / r.a)