Robert Galbraith Heath, një psikiatër amerikan kishte kryer një eksperiment mjaft interesant në vitin 1970.
Në këtë eksperiment ai u përpoq dhe sipas gazetës së tij, ai i’a doli që të konvertonte një homoseksual në heteroseksual, transmeton lajmi.net
Kjo procedurë është quajtur si “terapia kontraversale” e homoseksualizmit.
Objekt i eksperimetit të tij ishte një burr 23-vjeçar i cili ishte arrestuar për posedim të marijuanës i cili më pas i’u nënshtrua stimulimit të thellë të trurit.
Atij i’u shfaqen video pornografike heteroseksuale dhe më pas është inkurajuar për të pasur marrëdhënie me një prostitutë femër e sipas Heath, në atë kohe dukej se djaloshi kishte fituar orientim biseksual.
Eksperimenti Robert Galbraith Heath, i cili do të konsiderohet i diskutueshëm e madje edhe jo etik sot për arsye të ndryshme kishte rezultuar që pacienti i tij në trajtim e sipër të fitonte orientim heteroseksual.
Rezultatet dhe studimet e mëtutjeshme, siç thuhet për arsye ligjore nuk o morën më parasysh.
Rreth Dr.Robert Galbraith Heath
Ai ka shkruar 3 libra në lidhje me sëmundjet mendore e gjithashtu ishte pasues i teorisë se të gjitha çrregullimet mendore janë si pasojë e defekteve organike dhe mund të shërohen me mjete fizike.
Dr.Heath, ka kryer gjithashtu një varg të gjatë eksperimentesh në lidhje me sëmundjet dhe problemet mendore e njëkohësisht ishte edhe themelues i Departamentit të Psikiatrisë dhe Neurologjisë në Universitetin Tulane, New Orleans, në vitin 1949 dhe ka mbetur kryetari i vetëm 1980.
Dr. Heath vdiq më 24 shtator 1999, referon “lajmi.net”. (b.an)