Donald Trump e ka lënë të hapur mundësinë që të mos e marrë detyrën e presidentit nëse fiton zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor në Shtetet e Bashkuara.
Këtë skenar e ka sajuar The New York Times, që e ka pyetur miliarderin nëse mund t’i fitojë zgjedhjet dhe më pas të heqë dorë nga karrigia e presidentit në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Gazeta Express.
Kandidati i supozuar republikan për president është përgjigjur fillimisht vetëm me një buzëqeshje djallëzore, sipas gazetës njujorkeze. (b.an)