Lideri i SRS-së Vojisllav Sheshel e ka ndërmend që së shpejti ta vizitojë Rebublikën Serbe, edhe pse me vendimin e Përfaqësuesit të Lartë e ka të ndaluar hyrjen në territorin e Bosnjës, shkruan kurir.rs.
“Është e sigurt se delegacioni i partisë do të shkojë. Ndërsa sa i përket meje do të vendosim më tutje, meqë edhe zyrtarisht më është ndaluar hyrja në Bosnje me vendimin e ish Përfaqësuesit të Lartë Karlos Vestendorpa”.
“Megjithatë, ne së shpejti do ta shkelim këtë ndalesë. Në ndonjë vend dhe në ndonjë kohë të caktuar unë do ta kaloj atë vijë kufitare dhe do të shfaqem në Republikën Serbe, dhe kur do të lajmërohem atje do të shkaktohet skandal i madh politik.
Atëherë do të jetë e vështirë që për kohë të shkurtë të më përzënë”, ka thënë Sheshel, duke mos dashur të zbulojë më shumë detaje, raporton Klan Kosova. (b.an)