Reperi i famshëm amerikan i surprizoi të gjithë kur në Instagramin e tij, në 14 qershor publikoi datat e ardhshme të shfaqjeve që do të mbante. Mes një serie koncertesh kryesisht në Spanjë, Chris Brown, kishte vendosur të kalonte edhe nga Shqipëria.
Ish i dashuri i Rihannas, në një publikim zyrtar bëri me dije se në 8 korrik do të ishte në Durrës. 8 korriku erdhi (është nesër). Shfaqja do të mbahet në një club të njohur.
Clubi në rrjetin social Facebook ka bërë publike çmimet për këdo që do të shoh këngëtarin e tij të preferuar.
“Merrni shokët dhe shoqet, të dashurat, njerëzit që ia kaloni bukur! Mblidhuni dhe bëhuni super grupi i natës së 8 korrikut sepse ky event internacional ndodh vetëm një herë në jetë!”-shkruhet në ftesë-njoftimin.
Po çmimet do thoni ju? Pa 200 euro mos e hidhni këmbën të dilni nga shtëpia. Por nëse doni vërtet të kaloni bukur tavolina kushton… 3000 mijë euro.
Urojmë që, atë të cilët do të ulën në këtë kënd t’i kenë paguar faturat e energjisë të muajve ë fundit…
Më poshtë çmimet e tavolinave sipas kategorisë./Dita/a.k