Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe një herë tjetër ndryshimet që qeveria e tij ka bërë në këto 18 muaj. Përmes postimit të dy fotografive në rrjetet sociale, Rama tregon se si shkarkoheshin në det ujërat e zeza në kohën e PD dhe ndryshimi që i është bërë kësaj plage me mbylljen e saj.
“Ujrat e zeza permes plazhit siç i shkarkonte qeveria e PD dhe mbyllja e kesaj plage te turpshme permes projektit tone.” shkruan Rama