htatë persona, mes tyre tre ndërtues dhe pronari i një hoteli luksoz në Vlorë, u prangosën sot në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Ballkan”. Në Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari janë arrestuar 30 persona dhe 23 u shpallën në kërkim.
Hetimet nisën në vitin 2015, gjatë të cilave rezultoi se furnizues me lëndë narkotike Heroinë nga Turqia përmes ndërmjetësuesve turq dhe kosovarë, bënin dërgesa me lëndë narkotike nga Turqia për në Kosovë, Shqipëri dhe më pas Greqi apo vende të tjera të BE-së.
Njëri prej të arrestuarve është Jurgen Molla, 38 vjeçari i cili është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “MOLLA shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit. Në rrjetet sociale shihen edhe pallatet të cilat ka në pronësi ai, të cilat tashmë do i nënshtrohen procedurave ligjore se me cfarë pasurie janë ndëruar, shkruan Panorama.
Të arrestuarit:
1. Jurgen Molla, 38 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë. Ai është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “MOLLA shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit. Njihet edhe me emrin Miri Molla.
2. Shyqyr Kotorri, 38 vjeç, lindur e banues në Kreshovë, Përmet, investitor në fushën e ndërtimeve;
3. Anesti Koromani, 35 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë, investitor në fushën e ndërtimeve. Aktualisht i arrestuar;
4. Nuredin Nazëraj, 63 vjeç, i njohur si Dilo Nazëraj, pronar i një hoteli luksoz në Vlorë;
5. Lulzim Qorri, 42 vjeç, lindur e banues në Grabian të Lushnjës;
6. Denis Sinameta, i njohur si Roland LLeshi, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
7. Blerim Ukimeraj, 39 vjeç, lindur e banues në Kosovë.
Ndërkohë më herët janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 anëtarë të grupit kriminal./a.k