Institucionet fetare konsiderohen si vende të shenjta ku njerëzit gjejnë mirësinë dhe i falen zotit.
Por edhe në këto institucione duket se hyjnë njerëz që nuk kanë lidhje me besimin. Madje edhe njerëz që kanë qëllime të këqija si grabitja.
Një 23-vjeçar ka denoncuar në polici grabitjen që i është bërë në një prej xhamive të kryeqytetit. Shtetasit me iniciale A.M. i kanë grabitur në ambjentet e brendshme të xhamisë një celular “Samsung S6”.
Ngjarja ka ndodhur në datën 6 Korrik rreth orës 19.00. i riu kishte shkuar në xhami, por kur doli kuptoi se kishte humbur celularin.
Ai u rikthye sërish por celulari nuk u gjet. Ai më pas vendosi t’i drejotohet policisë e cila ka nisur hetimet për ngjarjen./Javanews/a.m.