Deputeti Agron Duka mund ta votojë reformën në drejtësi edhe në se nuk do të këtë konsensus mes mazhorancës dhe opozitës. Në studion e Tema TV, ai tha se për këtë do të marrë vendim në kohën e duhur por nuk ka mohuar votën pro në se opozita në grup, do të votojë kundër kësaj reforme.
Kryetari i PAA-së e vlerëson si mjaft pozitiv rolin e ambasadorit amerikan, Donald Lu dhe së fundmi letrën që ai i ka dërguar deputetëve të kuvendit për të miratuar refomën në drejtësi.