Një tjetër person me ngjyrë u qëllua për vdekje nga policia në Minesota, SHBA, pikërisht kur në vend kanë shpërthyer protesta për vrasjen e një tjetër personi me ngjyrë nga forcat e rendit.
E dashura e viktimës transmetoi live në Facebook momentet e tmerrit.
Philando Castile duket i mbuluar me gjak, ndërsa një polic i mban të drejtuar tytën e armës.
E dashura e viktimës tha se ai u qëllua nga një polic me origjinë kineze teksa po nxirrte patentën. Makina e Castile-s ishte ndaluar nga policia për shkak se ai kishte një fener të thyer. Përpara se ta qëllonin, ai u tha oficerëve se kishte leje për të mbajtur një armë. Policia po e heton çështjen.
Ky zhvillim vjen pas vdekjes së Alton Sterling, një person me ngjyrë që u qëllua nga policia në Baton Rouge.
Ndërkohë qindra njerëz kanë dalë në protestë pas një serie vrasjesh të amerikano-afrikanëve nga policia.
BW/d.i.